Krahas projekteve tjera kapitale që po zhvillohen gjithandej në komunën e Skenderajt, është edhe ky i çerdhes publike “Nëna Zahide”, një domosdoshmëri e kamotshme për të rinovuar tërësisht gjithë hapësirën brenda, me dhoma të reja dhe të përshtatshme, ndërrim dhe izolim të çatisë nga rrjedhjet e ujit, dhe punime tjera të nevojshme, me qëllim që kur të vegjlit të jenë rikthyer, të kenë një ambient çfarë ata meritojnë!