Ceremoni me rastin e pensionimit të mësuesit Musa Derguti

Komuna e Skenderaj, ka organizuar një ceremoni zyrtare, me rastin e pensionimit të mësimdhënësit dhe Drejtorit të Bibliotekës të qytetit të Skenderajt Musa Derguti, i cili njëherësh ishte edhe Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Derguti nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja, ishte njëri shembull si mësimdhënës, Drejtor Shkolle dhe si Luftëtar. Me rastin e datëlindjes dhe pensionimit, Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, falënderoi Mësimdhënësin për punën dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, “Më vjen keq që tani po përfundon punën tënde, më kënaqësi do të punoja me ty edhe shumë vite të tjera, je një mësues më respektin më të madh që kam për punën dhe kontributin tuaj, andaj të uroj shëndet dhe suksese në jetë”, theksoi Jashari, gjatë kësaj ceremonie. Kryetari Jashari e nderoi me mirënjohje dhe dekorata mësuesin Musa Derguti. Po ashtu me nga një dhuratë nderuan edhe Nënkryetari, Nuredin Lushtaku si dhe të gjithë kolegët e arsimit dhe shumë shokë e dashamirë e uruan me nga një dhuratë, duke i uruar kolegut të tyre shëndet në jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …