leoni

Ceremonia përmbyllëse e rivarrimit të dëshmorëve Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt mbahet nesër

Ceremonia përmbyllëse e rivarrimit të dëshmorëve Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt mbahet nesër

Nesër, më 5 tetor 2018, duke filluar në orën 11:00 në Kompleksin memorial, në Marinë të Skenderajt, do të mbahet Ceremonia përmbyllëse e rivarrimit të eshtrave të dëshmorëve Zonës Operative të Drenicës, në varrezat e Kompleksit Memorial,  në Marinë. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm: Udhëheqësit më të lartë shtetërorë, familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, të ftuar të veçantë si dhe qytetarë të shumtë nga rajoni i Drenicës e më gjerë. Në mesin 154 Dëshmorëve të kombit, të cilët do të pushojnë në përjetësi, në Kompleksin e Marinës,  do të jenë edhe katër dëshmorët të komunës së Lypjanit. Qamil Hysni Olluri, Isa Adem Olluri dhe Enver Zymer Olluri, të tre nga fshati Krojmir si dhe Bashkim Krasniqi nga fshati Zllakuqan, të cilët kanë rënë në Zonën e Pashtrikut, më 14 dhjetor të vitit 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …