Ceremonia shtetërore e varrimit të Simbolit të Çështjes kombëtare, Adem Demaçi, do të mbahet të shtunën. Të premten është paraparë që të mbahen homazhe nga ora 12:00 në Tetarin Kombëtar të Kosovës. Kuvendi mblidhet në seancë komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryetari, Kadri Veseli, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Në nderim të tij, Kryesia mbajti një minutë heshtje.
Kryeparlamentari Veseli, në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal, u shprehu ngushëllime familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, për humbjen e, siç e cilësoi Veseli, heroit të kombit, Adem Demaçi.
Kryesia njëzëri vendosi që më 27 korrik në orën 11:00, Kuvendi të mblidhet në seancë komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit.