leoni

Çerkin Dukolli: 22 vite më parë u përjetësuan Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha

Çerkin Dukolli: 22 vite më parë u përjetësuan Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Çerkin Dukolli, ka kujtuar dëshmorët Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha në 22-vjetorin e rënies heroike të tyre. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se lufta e UÇK-së dhe dëshmorët e saj janë kuptimi dhe baza e themeleve shtetërore. “22 vite më parë të udhëhequr nga flamuri i UÇK-së në luftime të ashpëra, në betejat e Lladrocit dhe Senikut u përjetësuan në historinë e shqiptarisë katër viganët e UÇK-së: Ibrahimi, Kujtimi, Ejupi e Milaimi, luftëtarë të Brigadës 121 “Kumanova”. Në historinë e vendit dhe kujtesën tonë këta burra, përherë do të jenë si shenjat më të çmuara kombëtare. Lufta e UÇK-së dhe dëshmorët e saj janë kuptimi dhe baza e themeleve shtetërore, janë vet liria e vendit, janë preambula jonë kombëtare. Familja, bashkëluftëtarët dhe kombi, përjetësisht krenar me Ju heronjë lirie. Lavdi e respekt deri në përulësi!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …