Luftëtari i Lirisë Çerkin Dukolli, ka uruar Ditën e Dëshmorëve të Kombit 5 Majin, ai ndër të tjera ka shkruar:
Nderimi e respekti për dëshmorët, lartëson veprat e tyre heroike, përderisa rritë e kultivon kulturën e popullit për atdhedashuri.
Lavdi e nderim deri në përulje, për të gjithë dëshmorët e kombit të rënë përgjatë periudhave, ngjarjeve dhe momenteve historike të popullit shqiptar.
Mirënjohje kontributit të pakursyer të secilit veprimtar (burra e gra) të kombit tonë të dhënë ndër periudha e procese historike për liri e çlirim në të cilat ka kaluar kombi ynë.
Përgjithmonë krenar me të kaluarën dhe trashëgiminë tonë historike.