Çerkin Dukolli: Liria e shtypit, është e drejtë themelore dhe vlerë kuptimplote e shteteve demokratike

Çerkin Dukolli: Gazetarë urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, profesionit pa të cilin as që mund të mendohet demokracia

Çerkin Dukolli, anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate ka uruar gazetarët në Ditën Botërore e Lirisë së Shtypit. Lidhur me këtë ai ka shkruar:  Liria e shtypit, është e drejtë themelore dhe vlera më fondamentale që u jep kuptim shteteve demokratike.
Gazetaria është profesion fisnik, që për mision ka informimin e drejtë të publikut në kohë reale pavarësisht kushteve të punës dhe ambientit socio-politik duke respektuar rregullat dhe etikën gazetareske.
Kosova ka ndërtuar medie të lira, ka gazetarë profesionistë e konkurentë në tregun medial evropian.
Media dhe pushteti duke kryer punën e tyre si shtylla të ndara të dyja bashkë ndihmojnë në avancimin e demokarcisë.
Gazetarë urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, profesionit pa të cilin as që mund të mendohet demokracia.

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: LUFTA E PËRGJAKSHME NË KAÇANIK, RAKOC, LAGJE E RE DHE NIKAJ

Nëntë prilli i vitit 1999  Luftërat shekullore që zhvilloi populli shqiptar kundër pushtuesve të ndryshëm …