Luftëtari i Lirisë Çerkin Dukolli, ka uruar të gjithë mësuesit për 7 Marsin. Ai në këtë urim ka shkruar:
Të dashur mësues,
Mirënjohje e respekt angazhimit tuaj në edukimin e brezave në të gjitha periudhat, nga Pandeli Sotiri, Shaban Jashari e deri te ju mësuesit e ditëve tona.
Përkushtimi juaj i devotshëm në edukimin e kombit, që nga mësonjëtorja e Korçës me 1887 e këndej, ka triumfuar përballë pengesave e sfidave të shumta nga armiq të gjuhës shqipe në kohëra e rrethana të ndryshme.
Shumë mësues patriot, u flijuan në kohëra dhe ngjarje të caktuara në përpjekje të mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe.
Natyrshëm që sot kujtesa ime, rrëshqet tek mësuesi im i parë Qazim Shaqir Kryeziu nga Bubaveci, nga i cili mësova shkronjat e para të alfabetit tonë të çmuar.
Mirënjohje e gëzuar 7 marsin.