Reagim ndaj deklaratës së znj. Bërnabiq
Zonja Bërnabiq…. Edhe pak ditë na ndajnë nga 20 vjetori i çlirimit të vendit tim, Kosovës nga 12 qershori i vitit 1999. Që nga ajo kohë, për Kosovën vendosin qytetarët tanë, se kush i përfaqëson brenda e jashtë vendit, e në asnjë rrethanë për këtë të vendosë dikush tjetër nga jashtë. 20 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe 11 vite nga shtetësia e saj, mendoj që janë kohë e mjaftueshme për të kuptuar se kush e përfaqëson Republikën e Kosovës në planin ndërkombëtar. Duke e kuptuar sa më parë këtë realitet ju hapet rrugë e mirë reflektimeve pozitive, nga ana juaj zonja Bernabiq.