Zëvëndës-ministri i MPMS-së, dhe anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli, në një intervistë për Radion Kosova e Lirë, ka specifikuar shumë fusha ku do të bëhen ndryshime dhe do të materializohen disa ligje. Dukolli ndër të tjera ka veçuar se programi social-demokrat në qendër ka qytetarin dhe kujdesin për jetën e perspektivën e tij, që përfshinë vetëpunësimin, politikën sociale, etj. Nisma udhëheq tri ministri në Qeverinë e Kosovës dhe në secilën prej tyre, gjatë vitit 2018 do të punohet me programin e vetëpunësimit. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në qendrat e aftësimit profesional janë trajnuar shumë punëkërkues, të cilët janë certifikuar dhe tashmë kanë trajnimin e duhur dhe janë të gatshëm për tregun e punës, ka thënë mes tjerash, zëvëndës-ministri i MPMS-së, dhe anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli.
