Luftëtari i Lirisë Çerkin Dukolli, ka uruar të gjithë shqiptarët për Festën e Nëntorit, ku ka shkruar: “Shqiptar kudo që jeni, urime festa e 28 Nëntorit. Pafundësisht krenar me të kaluarën tonë historike si komb. Përjetësisht falënderues të gjithë atyre patriotëve për përpjekjet e tyre politike e çlirimtare në ruajtjen e identitetit kombëtar ndër breza e periudha të ndryshme kohore. Nderim e mirënjohje deri në përulje sakrificës sublime të bijave dhe bijve, heronj të kombit të rënë gjatë gjithë periudhave historike të kombit shqiptar nga Skënderbeu e deri te epoka Legjendarit Adem Jashari. Gëzuar kuq e zi. Festojmë Nëntorët e Lavdisë.
