leoni

Çerkinaj: Duhet bërë trysni më e madhe mbi autoritetet e Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Çerkinaj: Duhet bërë trysni më e madhe mbi autoritetet e Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e Këshillit Koordinues të Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës, Bajram Çerkinaj, bashkë me kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave joqeveritare. Kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës, Bajram Çerkinaj, paraqiti shqetësimin e tij për ekzaminimet në Morgun e Prishtinës dhe për mos gërmimin në lokalitete ku dyshohet se ka varreza masive. Ai theksoi se duhet bërë një trysni më e madhe e ndërkombëtarëve mbi autoritetet e Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, kërkuan që çështja e të pagjeturve të ngritët edhe në të gjitha diskutimet në nivel ndërkombëtar. Kryetarii vendit, Hashim Thaçi theksoi se institucionet e Kosovës, Këshilli Koordinues i Asociacionit për të Pagjeturit e Kosovës dhe shoqatat e tjera që përfaqësojnë familjet e të pagjeturve po bëjnë gjithçka që munden për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por për të zbardhur fatin e tyre duhet të punohet edhe më shumë në përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …