Familjar të personave të rrëmbyer nga ushtria dhe policia e Serbisë gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë kanë deklaruar se aktakuzat ndaj drejtuesve, eprorëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ua kanë lënduar plagët e pashëruara nga lufta dhe ua ka shtuar dhimbjet e tyre. Kryetari i shoqatës për të pagjeturit “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, Bajram Çerkini, thotë se ndërkombëtarët nuk po veprojnë si duhet. “Si u formu kjo Gjykatë Speciale, është përdorë shumë herë se është punë politike, është punë të cilën udhëheqësia e Republikës së Kosovës ka pasur presion jashtëzakonisht të madh prej ndërkombëtarëve për të formuar një lloj Gjykate që sot po na trondit. Ndërkombëtarët masakrat i dinë, njerëzit i dinë kush i ka marrë, gjithashtu nuk ka një gjë në Kosovë që nuk është përcjellë në mënyrë të organizuar nga ana policore dhe ushtarake”, ka përkujtuar kryetari i shoqatës për të pagjeturit “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, Bajram Çerkini.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …