Certifikohen 180 nxënës ferizajas në programet e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – Flutura Academy

Në ambientet e Teatrit “Adriana”, është mbajtur ceremonia e certifikimit të nxënësve të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë menaxhuar nga Flutura Academy në Ferizaj, për përfundimin e vitit shkollor 2023-2024. Afro 400 nxënës ferizajas nga shkollat fillore dhe të mesme gjatë këtij viti shkollor janë përfshirë në aktivitetet e Flutura Academy, gjersa 180 prej tyre janë certifikuar gjë që tregon interesimin e lartë të nxënësve ferizajas për tu përfshirë në programet e fushave më në trend, konform kurrikulave të vendeve më të zhvilluara. Nga ana e Komunës, në këtë ceremoni mori pjesë edhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani i cili edhe ndau certifikatat bashkë me partnerët e Flutura Academy për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj uron SHBA-në me rastin e Pavarësisë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në facebook i ka uruar …