leoni

Certifikohen 30 persona nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës në bashkëpunim me DBPZHR-në

Në Viti, është bërë ndarja e certifikatave për 30 persona të cilët kanë ndjekur trajnime në fushën e përgatitjes së ushqimeve tradicionale, të blegtorisë si dhe të përpunimit të perimeve. Këta trajnime që kanë zgjatur nga 36 orë janë zhvilluar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të rinjve në sektorin e bujqësisë” nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Në ndarjen e këtyre certifikatave nga IADK e pranishme ishte Havzie Veseli kurse nga DBZHR e Vitisë, Granit Abdyli. Të dytë folën mbi rëndësinë që ka aftësimi i të rinjve në sektorë të ndryshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …