Certifikohen 31 gra nga IADK në përpunimin e perimeve

Në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” janë trajnuar tri grupe të grave nga tri fshatra të komunës së Ferizajt (Mirash, Gaçkë dhe Komogllavë). Gjate këtyre trajnimeve këto gra kane mësuar receptura si dhe te gjithë procesin e përpunimit duke filluar nga planifikimi, higjiena, standardizimi, ruajta e deri te promovimi dhe shitja e produkteve. Për secilin grup janë organizuar nga 10 trajnimi në përpunimin e perimeve dhe 2 ditë trajnim në aspektin ekonomik. Gjithsejtë kanë marrë pjesë 37 pjesëmarrëse por janë certifikuar 32 gra për pjesëmarrje të rregullt në trajnime. Pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, dhe Arben Halili Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës. Të gjithë akteret që kontribuan në projekt janë ndarë të kënaqur për këtë iniciativë që është marrë për fuqizimin e gruas dhe ngritjen e njohurive në konservimin e perimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …