Universiteti Amerikan në Kosovë certifikoi zyrtaret e institucioneve lokale dhe qendrore për Programin e Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publik. Pjesëmarrës të këtij programit ishin edhe zyrtaret nga Komuna e Deçanit. Në Ceremoninë e Certifikimit të Grupit të Katërt (Viti Akademik 2017/2018) i gjithë grupi i përbërë nga shtatë veta nga Komuna e Deçanit përfundoj me sukses trajnimin duke treguar rezultate të larta gjatë gjithë periudhës së trajnimit për 14 javë, e ata janë:
– Asim Cenaj,
– Lendim Kuqi,
– Ajne Iberhysaj,
– Ali Tahirsylaj,
– Vlora Agaj,
– Enver Cacaj dhe
– Adem Mataj
Trajnimi ka qenë një program intensiv për udhëheqje, analizë të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe vlerësim të programit. Programi për zhvillimin e Politikave Publike dhe Lidership është financuar nga populli Amerikan nëpërmjet USAID-it. Në ceremoni, u theksua rëndësia për ngritje të aftësive të shërbyesve civil për nevojën e përgatitjes së kuadrit për politika publike. Në fund të ceremonisë u vlerësua puna e grupit Komunal te Deçanit për aftësitë e treguara gjatë trajtimit të temave për politika publike, koordinim të grupit, vijueshmëri, përkushtueshmërisë si dhe u certifikua dhe u vlerësua si grup i suksesshëm.