Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, në Komandën e Logjistikës në Qendrën Trajnuese të Regjimentit të Mjekësisë në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar ushtarët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”- Gjenerata 02/2024, që kishte për qëllim aftësimin e kursantëve për vetë përkujdesje shëndetësore dhe ofrimin e ndihmës së parë në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura në ambiente fushore.
Programi i kursit përmban tema të aspektit teorik dhe praktik si: Kontrolli i vend incidentit, Kontrolli i të lënduarve, Frymëmarrja, Sistemi respirator, Lëndimet e kokës – niveli vetëdijes, Ringjallja kardiopolmunare. Sëmundjet dhe lëndimet e pa pritura, Qasja venoze tek i lënduari etj.
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të ngritjes së kapaciteteve është duke realizuar trajnime në fushat specialistike për të qenë të përgatitur në përmbushjen e misionit të saj.