Çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hyrë në agjendën e organeve të këtij institucioni

Çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hyrë në agjendën e organeve të këtij institucioni. Kjo bëhet e ditur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e që aludohet në Kosovën. Takimi do të mbahet të hënën, më 24 prill, ndërkaq në agjendën e Komitetit të Ministrave është edhe një aplikim për anëtarësim. Pika e agjendës ku flitet rreth një aplikimi për anëtarësim në KiE po pa përmendur emrin e shtetit të Kosovës është në ora 14:30. Burimet e medieve në Evropë bëjnë me dije që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE do të jetë më 24 prill në agjendë të Komitetit të Ministrave. Faza e parë për anëtarësimin e një shteti në Këshill të Evropës nis në Komitetin e Ministrave me procedurën për anëtarësim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …