Çështja e dialogut Kosovë -Serbi për një marrëveshje finale tashmë është në duar të sigurta dhe nuk rrezikohet të flitet për ndarje, tha kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.
“Me rëndësi është që tash procesi është në duar të sigurta i është hequr zonjës Mogherini, ka një stabilitet”, “Mogherini tha në Tiranë heqne taksën se ua ndaj Kosovën. A i ra kështu? Tha ‘ e thirri takimin menjëherë heqne taksën’. Nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kry mandatin e saj”, ka thënë Haradinaj.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë ministri i Infrastrukturës Pal Leka njoftoi se më 29 maj, bëhet përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”. Haradinaj tha se janë të informuar tashme institucionet dhe kryeministri i Shqipërisë e Maqedonisë, nëse duan të bashkohen në ceremoni.