Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk precizojnë afatet kohore por vetëm konfirmojnë se diskutimet po vazhdojnë. Çështja e masave është ende në shqyrtim në këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Ndonëse nuk ka shtet anëtarë të Bashkimit Evropian që është kategorikisht kundër heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës, megjithatë ato vazhdojnë të jenë në fuqi si pasojë e mospajtimeve se si të shkohet më tej me këtë proces. Çështja e masave ndaj Kosovës është trajtuar rishtazi në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare, por nuk ka pasur lëvizje në kuptim të vendimmarrjes. Burimet mirë të informuara nga ky takim kanë bërë me dije se asnjë shtet anëtarë nuk ka qenë i prerë kundër heqjes. Shumica janë në favor të heqjes së masave, por vazhdojnë ndasitë rreth asaj se si të shkohet më tej: me heqjen e plotë apo graduale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon që, Albin Kurti të mos jetë më kryeministër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të …