leoni

Franca, Spanja dhe shtete të tjera në Parlamentin Evropian sërish shpehen kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Çështja e vizave për vendin tonë do të diskutohet më 13 tetor, në Bruksel, ashtu sikur është diskutuar dhjetëra herë deri tani

Presidenca çeke e cila përfaqëson  Bashkimin Evropian e ka vendosur  zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i vetmi shtet në Evropë, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e Evropës. Çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor, ashtu sikur është diskutuar dhjetëra herë deri tani, sidomos në 14 vitet e fundit pas shpallës së pavarësisë së vendit tonë më 17 shkurt të vitit 2008. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ende mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, ose në atë që njihet si Zona Shengen. Qysh në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. Më pas më 2018, Komisioni Evropian pati konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim, por liberalizimi mbeti pezull dhe në njëfarë mënyrë është kushtëzuar dhe po kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi dhe tendencat që Kosova të  detyrohet ta pranojë kompromisin e kushtëzuar nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …