leoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Çfarë bujarie i ofron Albin Kurti kryetarit të Serbisë, Vuçiq, i cili nuk e njeh Kosovën dhe imponon “Asociacionin” me përkrahjen e BE-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur  në lidhje me takimin e zhvilluar në Ohër mes tij, kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçic, shefit të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Miroslav Lajçak. Kurti tha se Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër. Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe do ta propozoja, ka shkruar Kurti. Është paksa për t u habitur me deklaratat e tilla të pamatur të Albin Kurtit, ashtu si deklaratat për kriminelin Oliver Ivanoviq dhe Zoran Gjingjiqin.  Kurti i përkujton Vuçiqit se  ka qenë ministër i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, kur Serbia ka kryer krimet më të shëmtuara kundër shqiptarëve dhe në anën tjetër përmend bujarinë që do t ia bënte atij me një propozim për asociacionin. Përse i ofron  aq bujari  Vuçiqit, këtë nuk e ka shpjeguar, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …