Retorika dogmatike e krerëve të Shtetit të Kosovës me atë që quhet “nam”, të cilin ia paskan kthyer Trepçës, duke nxjerrë e më pas duke dekretuar formalisht Ligjin për këstë gjigant ekonomik aktualisht të pashfrytëzuar , nuk ka si të mos shtrojë pyetjen se kur paska pasur Trepça aq nam për Kosovën? Njëra prej akuzave kryesore, të cilën punëtorët dhe rinia shqiptare e Kosovës, ia kishin drejtuar presidencës së RSFJ-së në vitin 1981 ishte ajo “Trepça punon, Beogradi fiton”. Nami i Trepçës mbase edhe ka qenë për zhvillimin ekonomik të Serbisë e Jugosllavisë, por jo për Kosovën, përveç zënies me punë të disa mijëra minatorëve, të cilët asnjëherë nuk janë barazuar me paga me minatorët e Borit apo të minierave të tjera në ish-Jugosllavi. Parullat e thata politike se gjoja minatorët po thonë se “Trepçës” po i kthehet nami i dikurshëm, nuk kanë të bëjnë me “namin” as me realitetin, sepse resurset e Trepçës nuk arrin t i shfrytëzojë shteti i sotëm Kosovës, pavarësisht ligjeve dhe përpjekjeve të drejta për ta shfrytëzuar atë. Miratimi i Ligjit është vetëm ana formale e problemit, ndërsa nuk thuhet kot se nga e thëna në të bërë është në mes një det me rërë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …