Shefi i Bashkimit Evropian, Çarles Mishel kerkon që Kina të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për ta bindur Rusinë që ta ndalojë luftën në Ukrainë. “Ne inkurajojmë autoritetet kineze që të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të bindur Rusinë që të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, që të respektojë sovranitetin e Ukrainës”, ka deklaruar kryetar i Këshillit të Evropës, Michel Çarles Mishel për AFP-në. Ai ka shtuar më tutje se Pekini zyrtar shpesh ka bërë deklarata në mbështetje të koncepteve të ligjit ndërkombëtar, të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai i bëri këto komente gjatë margjinave të samitit në Kamboxhia, ku ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, u bëri thirrje liderëve të Azisë Juglindore që të mbështesin Kievin.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …