Ish-drejtori për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, profesor Charles Kapçan, beson se Kosova duhet t’i përkushtohet koordinimit me aleatët dhe të ulet në tavolinë me Serbinë, për të vazhduar rrugën euroatlantike të Kosovës. Kur është fjala për kthimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, ai ka thënë se ai do të bisedojë me ata individë që beson se mund t’i zgjidhin problemet. Ai ka theksuar se Trump është i njohur për qasjen e tij transaksioniste dhe se do të përpiqet të bëjë marrëveshje – qoftë në Ballkan, Ukrainë apo Lindjen e Mesme. Unë do ta këshilloja Kurtin, do t’i thoja: Kujdes! Ju nuk dëshironi të kaloni në anën e gabuar te Trumpit. Ju nuk duhet të jeni dikush që qëndron në rrugën e një përparimi dhe marrëveshjeje të mundshme që Trumpi do të donte ta paraqiste si të tijën”, ka thënë Kapchan.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …