leoni

Charles Kupchan: Qeveria duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe

Charles Kapçan: Veprimet e Qeverisë, në veri, janë të motivuara nga politika e Kurtit, për zgjedhjet, por janë të rrezikshme për Kosovën

Eksperti i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Çarles Kapçan konsideron se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën. Të premten e kaluar, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli disa institucione paralele serbe në veri të vendit. Aksioni nxiti reagimin e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, të cilat e cilësuan si “të pakoordinuar” me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë. Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të kryeministrit Albin Kurti, por nuk janë të mira për Kosovën”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, Kosova duhet ta balancojë ushtrimin e sovranitetit me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s. Mendoj se është veçanërisht shqetësuese situata, sepse vjen pas një sërë hapash që ka ndërmarrë Qeveria e Kurtit – prej se ka ardhur në pushtet – e që kanë penguar dialogun me Serbinë dhe kanë rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, tha mes tjerash Charles Kapçan.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …