leoni

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan, beson se Donald Trump dhe Richard Grenell, do të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

Profesori dhe analisti amerikan, ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Charles Kapçan, deklaroi se presidenti  amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se emërimi i Richard Grenellit si i dërguar për misione të veçanta tregon për prioritetin që administrata e ardhshme e Trump-it i kushton kësaj çështjeje. Trump do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai dëshiron të tregojë aftësinë për të bërë marrëveshje që sjellin stabilitet dhe siguri. Kupchan komentoi idenë e një shkëmbimi të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kjo ide mbetet një opsion potencial në tavolinën e negociatave, pavarësisht kundërshtimeve të mëparshme. Charles Kapçan kritikoi veprimet e qeverisë Kurti në veri të vendit tonë dhe parashikoi një qasje më konstruktive nga Kosova pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Valdete Daka

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kritikoi vendimin e KQZ-së për të mos-certifikuar Listën Serbe, për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka  kritikuar  vendimit të KQZ-së për të mos-certifikuar Listën Serbe, …