Profesori dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në administratat e kryetarëve: Bill Clintoni dhe Barack Obama, z. Çarls Kapçan, deklaroi se tashmë është e qartë që sulmi i armatosur në veri të Kosovës, të dielën, nuk ishte spontan. Ai me këtë rast është shprehur se sulmi ishte i parapërgatitur dhe ishte një aksion i organizuar mirë, prandaj edhe është më i rrezikshëm, sepse sugjeron se në terren ka grupe të tjera që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë. Kjo do të thotë se ata janë të gatshëm të organizohen dhe të gjejnë armë që do t’u mundësojnë të veprojnë në këtë mënyrë, ka thënë mes tjerash, profesori amerikan, Çarls Kapçan, duke komentuar përleshjet e djeshme të armatosura, në Veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …