Ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës Çarles Kapçan ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është dashur të refuzojë të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takimin e thirrur më 26 qershor nga Bashkimi Evropian. Një gjë e tillë, sipas tij, “nuk shkon në dobi të Kurtit, sepse, nën një, Kosovën e portretizon si palë më kokëfortë dhe, nën dy, mosmarrëveshjet afatgjate nuk zgjidhen kurrë me ultimatume”, ka thënë Kupchan për “Radion Evropa e Lirë”. Kupchan, tani profesor në Universitetin Xhorxhtoun, ka thënë se udhëheqësit e dy vendeve, herët a vonë, do të duhet të bëjnë “kompromise të vështira”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …