Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Charles Kupchan, ka folur për rikthimin e Trumpit dhe pritjet që mund t’i ketë rajoni nga Administrata e re amerikane. Kupchan ka thënë se pret që Albin Kurti, të merret me rajonin sikurse në mandatin e parë, ndonëse potencon se kjo s’do të jetë prioritet marrë parasysh problemet e tjera nëpër botë si Ukraina dhe Lindja e Mesme, Lidhur me veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përgjatë këtyre katër viteve, Kupchan ka thënë se kryeministri, është treguar provokativ pa nevojë duke luajtur me kartën nacionaliste. Sipas Kupchan, kjo ka çuar në dobësim të pozicionit të Kosovës ndërkomëbtarisht dhe në ngecje të dialogut. Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjate të Kosovës, ka thënë se nëse Kurti do të perceptohet si kokëfortë dhe pengesë për procesin e normalizimit nga Administrata e Trump atëherë raportet e tij me Uashingtonin do të jenë shumë të tensionuara. Ekspres
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi, ka treguar arsyet pse qytetarët e Kosovës duhet të votojnë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, në një intervistë për Reporteri.net ka shpalosur arsyet pse qytetarët …