Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Qasja konfrontuese e kryeministrit Kurti, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e patolerueshme

Profesori dhe studiuesi i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan, e ka cilësuar si një “budallallëk të plotë” qasjen konfrontuese të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për median greke “Ekathimerini”, Kupchan identifikoi tri arsye kryesore për rënien e mbështetjes së Kurtit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit: gjendja e rëndë ekonomike, marrëdhëniet e acaruara me Amerikën në dhe qasja nacionaliste, që sipas tij, mund të ketë prodhuar më shumë dëm sesa përfitime për Kosovën.  Marrëdhëniet me Uashingtonin  janë në nivelin më të ulët në 35 vitet e fundit. Është krejtësisht e pakuptimtë për një lider si Kurti  të ndërmarrë hapa që e fusin Kosovën në një situatë konfliktuoze me Uashingtonin, deklaroi Kupchan, duke përmendur gjithashtu kritikat e dërguarit të Trump-it, Richard Grenell, për qasjen politike të Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Sylë Ukshini

Sylë Ukshini: Shqiptarët në Gjermani nuk duhet të ndihen të kërcënuar nga rritja e AfD-së

Veprimtari dhe analisti, Sylë Ukshini ka komentuar zhvillimet politike në Gjermani dhe rritjen e partisë …