Charles Kupchan: Qeveria duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe

Charles Kupchan: Qeveria duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe

Këshilltari  amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Çarls Kapçan, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe, në veri të Kosovës. Sipas tij, këto janë veprime që, në afat të gjatë, janë të padobishme dhe kundërproduktive. Mendoj se duhet të shohim që Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës ulen bashkë dhe përpiqen t’i përpunojnë detajet e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Vetëmenaxhimi për komunitetin serb duket të jetë një prej pengesave kryesore. Mendoj se ajo që po ndodh tani në veri, është një shpërqendrim nga ky hap i rëndësishëm i marrëveshjes.  Sipas tij, problemi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje të gjerë midis Prishtinës dhe Beogradit, thotë Kupchan në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …