leoni

Charles Kupchan: Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë e sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në BE

Anëtari i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por, mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim. Duke marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane? Në pyetjen se si e komenton letrën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dërguar udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë, e cila thekson se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, Çarls Kapçan  thotë se Letra e Macronit dhe Scholzit vjen në kohën e duhur dhe bart mesazhin e duhur. Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – dhe në të gjithë rajonin në përgjithësi – kërkon një angazhim më të madh, evropian dhe transatlantik. Macron, edhe Scholz kanë vërtet të drejtë kur thonë se ajo që nevojitet, është normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka kohë që Beogradi dhe Prishtina duhet të marrin vendime të vështira dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme për këtë qëllim, ka thënë mes tjerash Çarls Kapçan. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …