Senatori amerikan Chris Murphy deklaroi sot se është urgjente për Kosovën që të sigurojë mbrojtje, duke u anëtarësuar në NATO. Ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti theksoi se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është edhe interes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë të përbashkët pas takimit, senatori amerikan i Komisionit për Punë të Jashtme u zotua se në Uashington do të punojnë për të mundësuar anëtarësimin e Kosovës në Aleancë. “Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e përbashkëta për të vazhduar proceset e interesuara të Kosovës për t’iu bashkuar si NATO-s, ashtu edhe BE-së. Natyrisht kemi të bëjmë me procesin për anëtarësim dhe tash është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova të kenë mbrojtje dhe të gëzojnë mbrojtje. Na vjen mirë që dëgjuam për gjithë ato përparime sa i përket reformave që kanë të bëjnë me hyrjen në NATO. Do të mundohemi që të punojmë në Uashington për të gjetur metoda të reja se si të punojmë bashkërisht për të mundësuar këtë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …