Chris Murphy

Chris Murphy: Zgjedhjet e reja në komunat e veriut, tërheqja e njësive speciale dhe lirimi i të arrestuarve, do të çojnë në uljen e tensioneve

Senatori amerikan Kris Marfi i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për shtendosjen e situatës në komunat në veri përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Senatori Murphy thekson se një sërë masash si, mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, tërheqja e njësive speciale dhe lirimi i të arrestuarve, do të çojnë në uljen e tensioneve. Nëse hyjmë në rrugën e shtendosjes  duke tërhequr njësitë speciale të policisë dhe duke organizuar zgjedhjeve të reja, mendoj që kemi një mundësi që gradualisht ta kthejmë dialogun në drejtimin e duhur”, deklaroi Murphy. Shtetet e Bashkuara, krahas shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, kanë shtuar kërkesat e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë për të shtensionuar gjendjen në tre komunat veriore të Kosovës, që së fundi u shndërruan në arenë përplasjesh mes forcave policore të Kosovës, protestuesve serbë dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s. Situata në veri u përshkallëzua pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin prill, të cilat u bojkotuan nga serbët. Kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, të kundërshtuar nga serbët, morën detyrën nën mbrojtjen dhe  mbështetjen e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …