Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, deklaroi se raporti i progresit është objektiv dhe udhëzues, gjithëpërfshirës në qasjen sektoriale, me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues të vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt, tha se nevojitet mbështetja e miqve për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i vetëm në rajon që ende nuk gëzon këtë të drejtë. “ Ndërsa ambasadori Heldt, theksoi se Gjermania me vëmendje po përcjell zhvillimet në Kosovë, duke ofruar mbështetje të fuqishme në procesin integrues dhe perspektivën evropiane të Kosovës. “Sektorët e veçantë, të cekur në raport luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të jetë i vazhdueshëm, po ashtu, kjo do të arrihet nëpërmjet reformave të cilat përshpejtojnë procesin integrues të Kosovës, duke i zbatuar ato me vendosmëri”, tha diplomati gjerman.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …