Drejtori i deritanishëm për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, ka thënë se vendi i tij përkrah liberalizimin e vizave me Kosovën. Mirëpo, ai, thotë se kjo çështje ende s’ka përfunduar dhe se ky është një vendim i ndjeshëm politik i shteteve anëtare të BE-së. Hellbach kritikoi edhe udhëheqësinë e Kosovës duke thënë se nëse “në Kosovë nuk do të ketë ndryshime thelbësore së shpejti, dhe kjo vlen edhe për shtetet e tjera të rajonit, atëherë qytetarët do të artikulojnë mendimet e tyre ndryshe, duke emigruar”.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …