leoni

Christian Lindner: Do të jetë shumë e vështirë të reduktojmë varësinë ndaj gazit rus, por do vijojmë me hapa të vegjël

Christian Lindner: Do të jetë shumë e vështirë të reduktojmë varësinë ndaj gazit rus, por do vijojmë me hapa të vegjël

Ministri gjerman, Kristian Lindner, ka deklaruar se BE është e ndarë nëse do të vendosë apo jo një embargo ndaj importeve të naftës ruse, por dënoi një zëri vendimin e Rusisë për të ndërprerë furnizimin e menjëhershme me gaz ndaj Bullgarisë dhe Polonisë, duke e quajtur një shkelje të kontratës që vendet kanë me furnizuesin. Ministrat e Energjisë në bisedimet për krizën në Bruksel, duke u përpjekur të dalin me një përgjigje të bashkuar ndaj kërkesës së Moskës që blerësit evropianë të paguajnë për gazin rus në rubla ose në të kundërt të përballen me ndërprerjen e furnizimit, tha se pagesa në rubla nëpërmjet një mekanizmi të drejtuar nga autoritetet ruse është qartësisht shkelje e sanksioneve të BE dhe e papranueshme për bllokun. Gjermania është e gatshme të vendosë sanksione të reja, duke përfshirë dhe embargon ndaj karburanteve. Ne e kemi përgatitur veten që të mos mbështetemi ne importet ruse. Do na duhet kohë që të shkëputemi nga kjo varësi. Më e vështirë do të jetë të reduktojmë varësinë ndaj gazit rus, por do vijojmë me hapa të vegjël derisa t’ia arrijmë qëllimit”, tha ministri Kristian Lindner.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …