Christian Schmidt

Christian Schmidt: Bosnja dhe Hercegovina përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës

Përfaqësuesi i Lartë për Zbatimin e Marrëveshjes së Paqes për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt, paralajmëroi një kërcënim serioz për paqen në vend, në raportin e tij të 60-të,  që iu paraqit  Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres.  Megjithatë, raporti për Bosnje dhe Hercegovinën u shty për ditën e sotme, ndërsa  agjencia gjermane e lajmeve DPA thekson se Rusia ka kërcënuar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vendos veton ndaj rinovimit të mandatit të misionit paqeruajtës EUFOR në Bosnje e Hercegovinë. Kjo veto e Rusisë, bëhet  sepse  Kremlini zyrtar nuk e njeh Christian Schmidtin në postin e përfaqësuesit të Lartë për vendosjen e Paqes në Bosnje e Hercegovinë. Sipas raportit, Bosnja dhe Hercegovina përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës. Sfida të vazhdueshme, serioze sipas Marrëveshjes Kornizë të Përgjithshme për Paqe,  po vijnë nga autoritetet e entitetit të Republikës serbe, e   udhëhequr nga partia më e madhe, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, në krye të së cilës është  anëtari i Presidencës, Milorad Dodik. Këta kërcënojnë jo  vetëm paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit, në përgjithësi. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk përgjigjet ndaj tyre, kjo mund të çojë në anulimin e vetë Marrëveshjes së paqes, thuhet në raport. (Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …