Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar mbështet Bashkimin Evropian në përpjekjet për të arritur një zgjidhje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Problemi ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe është koha për përparim, u tha Hill gazetarëve në Forumin Rajonal për Evropën dhe Euroazinë. Ambasadori amerikan nuk ka dashur të komentojë planin e pretenduar për kornizën e re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është hartuar pas angazhimit të të dërguarve nga Gjermania dhe Franca. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 10 shtator ka deklaruar se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, në reagimin e tij, tha se është i befasuar nga njoftimet e tilla.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …