Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, gjatë një interviste për televizionin e Serbisë, është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e Amerikës, në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Hill, ka thënë se ka shumë autoritete që janë të zhgënjyer për mungesën e progresit në dialog dhe sipas tij, shumë arsye për një dështim të tillë janë në anën e qeverisë së Kosovës. Kjo ishte një sfidë e vërtetë, Kosova duhej të bënte disa gjëra, që është mbrojtja e popujve të ndryshëm, përfshirë edhe popullin serb. Shpresoj se do të ketë një përpjekje më të madhe në dialog. Unë mendoj se Bashkimi Evropian po përpiqet shumë. Ata kanë një sfidë të madhe përpara. Varet nga ne që të mbështesim Evropën dhe të shohim nëse mund të bëhet ndonjë përparim. Por mund t’ju them se nuk jam i kënaqur me atë që është arritur, ka shtuar diplomati amerikan, Christopher Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, në Prekaz të Drenicës
Më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, …