Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që dje në Bruksel nuk ka pasur përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, rezultati i këtyre bisedimeve është ende pozitiv. Ai tha se dje ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel, pa rezultate mirëpo me një zhvillim pozitiv. “Kishte shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm të zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se ato bisedime rezultuan në zhvillime pozitive”, tha Hill në një video-mesazh dërguar Tanjugut. Ai theksoi se është e qartë se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë dhe se ka një kuptim të përbashkët të çështjeve, si dhe një “kimi” të mirë. Kjo, beson ai, do të ndihmojë për të arritur përparim. Është e qartë se pala serbe ka ardhur në bisedime me frymë pozitive, tha Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …