Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, duke folur për hetimet që po zhvillohen lidhur me sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës në Bansjkë të Zveçanit, tha se hetime po bëhen nga pala kosovare dhe serbe dhe se Amerika po vëzhgon me shumë vëmendje, që të sigurohet se ka përgjegjësi dhe se nuk do të përsëritet më. Unë mendoj se çështja është që të përqendrohemi në atë që ka ndodhur saktësisht, kush është përgjegjës, pse e kanë bërë dhe, në fund, të krijohen rrethana ku kjo nuk mund të ndodhë më. Unë mendoj se kjo përfshin shumë struktura të ndryshme. Çfarë mund të bëjë KFOR-i, kontingjenti i NATO-s, në këtë drejtim? Cilat aspekte të tjera duhet të trajtohen? Nuk është e lehtë, por mendoj se është një proces që duhet të jetë i plotë, duhet të jetë i qartë për njerëzit dhe, në fund, duhet të jetë efektiv dhe të sigurojë që kjo të mos ndodhë më kurrë, ka deklaruar Hill në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …