Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja, për shkak të veprimeve të Qeverisë. Hill ka theksuar se i kundërshton veprimet e Kurtit dhe ka paralajmëruar se nuk duhet humbur fokusi, duke pasur referencë dialogun e Brukselit, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe synimet e rajonit për integrime evropiane. Ne ia kemi bërë shumë të qartë Prishtinës se ne i kundërshtojmë veprimet e Qeverisë Kurti. Sekretari [amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, ka qenë, po ashtu, shumë i qartë se do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Hill para gazetarëve në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …