Christopher Hill, ka deklaruar se Amerika dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Christopher Hill: Mendoj se kemi më shumë arsye për optimizëm sesa për pesimizëm, në dialogun Kurti-Vuçiq

Ambasadori amerikan, në Serbi, Christopher Hill, ka folur për tensionet aktuale të rritura mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar me këtë rast se takimi i ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq duhet të shërbejë për zvogëlimin e tyre. Në një intervistë për televizionin publik serb, Hill tha se ai është optimist për rezultatin e bisedimeve, derisa ftoi që edhe pala serbe të ketë të njëjtin mendim.  Sigurisht që kohët e fundit kemi vërejtur një rritje të tensioneve. Mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se ne presim disa takime të rëndësishme nën ndërmjetësimin e BE-së dhe zotit Lajçak tashmë javën e ardhshme. Në një farë mase, ju duhet të shikoni mundësitë dhe të keni besim në ato bisedime kundër këtyre tensioneve në rritje. Personalisht, mendoj se kemi më shumë arsye për optimizëm sesa për pesimizëm, tha Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës

Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …