Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se qeveria amerikane pret që Kosova t’i përmbushë të gjitha obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit. Hill ka thënë për mediet në Serbi, se Kosova dëshiron të anëtarësohet në BE, mirëpo për ta bërë këtë, duhet ta kalojë gjithë procesin. Sa i përket dëshirës së Kosovës dhe aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, do të flitet shumë, do të ketë një debat të gjallë dhe në një farë mënyre e gjitha është e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, e cila vendos disa detyrime e kërkesa nga të dyja palët, kështu që ne duhet të shohim se si do të shkojë, por sigurisht që ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, mendoj se kjo është e qartë për të gjithë ne, por ata duhet ta kalojnë të gjithë procesin”. Sa i përket Kosovës, unë mund të flas vetëm në emër të Qeverisë sime, sepse ka shumë diskutime për këtë temë në Quint. Por qëndrimi i Qeverisë sime është se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nëse nuk e bën, sigurisht që komplikon interesin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera”, tha Hill.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …