Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, konsideron se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kthimin e ushtrisë në Kosovë, por sipas tij, është e nevojshme një zgjidhje politike, shkruan “N1”. Sonte qeveria serbe do t’i paraqesë kërkesë KFOR-it për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Dy ditë më parë, i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e kishte mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se “Kosova ka garanci të forta sigurie nga ShBA-ja”. “Natyrisht se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it. Por kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon një zgjidhje politike. Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhje ushtarake”, ka thënë Kris Hill. Ajo që duhet të bëhet, sipas ambasadorit amerikan, është “të qetësojmë situatën dhe të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë zonë”. “Dhe që njerëzit që jetojnë atje mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit”, ka theksuar ambasadori, amerikan në Beograd, Kristofer Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …