Kristofer Hill

Christopher Hill: Serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel as në Pekin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, tha se serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin”. Në hapjen e konferencës “Bota më 2024” në Beograd, ai theksoi se viti 2024 do të jetë “kompleks” dhe se rezultati i tij “do të varet nga shumë faktorë. Ai shtoi se po “vëzhgon vullnetin e mirë” në Bruksel. Serbia u bë kandidate për anëtarësim në BE në mars të vitit 2012. Ajo sot ende e ka atë status dhe negociatat e pranimit u hapën zyrtarisht në janar të vitit 2014. BE-ja paralajmëron rregullisht se shpejtësia e procesit të anëtarësimit me Serbinë do të varet nga përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili po zhvillohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …