Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë qëndrimit në Bujanoc dhe në Preshevë ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në agjendën e Uashingtonit. Ai ka sqaruar se dialogu, Kosovë-Serbi, nuk parasheh reciprocitet në çështjen e trajtimit të komunitetit shqiptar në Serbi dhe atij serb në Kosovë. Shkëmbimi i territoreve mund të ishte fatal, duke e cilësuar këtë çështje si temë e shekujve të kaluar. Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Europë, por edhe në vendet tjera, por shkëmbimet e territoreve mund të jenë shumë fatale dhe mund të përfundojë që shumë njerëz të mbesin të palumtur me këtë, tha Hill. Ambasadori amerikan në Serbi, Kristorfer Hill. Vendimet që janë marrë në shekullin 20 kanë qenë shumë të vështira. Askush në Bruksel, askush në Uashington dhe askush në rajon nuk i beson shkëmbimit të territoreve. Vetëm pak njerëz ndoshta mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore, tha ambasadori amerikan, Kristofer Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …